Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, ndalohen 2 autorët e dyshuar në kërkim dy të tjerë


Dy persona të dyshuar si të lidhur me ngjarjen kriminale në Durrës ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia.

Lajmin e bëri të ditur vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i cili dha detaje nga kapja e dy autorëve të dyshuar.

Në prangat e policisë ranë shtetasi A.N 33 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe shtetasi, K.A. 22 vjeç banues në Durrës.

Në fshatin Arrapaj u gjet makina e përdorur në ngjarje ndërsa në një kanal u gjetën edhe armët e përdorura në krimin për vrasjen e dy vëllezërve.

Arrestimet u kryen ne kuader te operacionit policor i koduar “Shën Vlash”, i zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Nga të dhënat policore dyshohet se kanë qenë 4 autorët e vrasjes.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës;

Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve“-tha ndër të tjera Veliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *