Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Shkodër, shoqërohet në polici autori i dyshuar


Një person është shoqëruar si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në Shkodër pasditen e sotme ku mbeti i plagosur shtetasi Gëzim Bici 50 vjeç.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth identitetit të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50-vjeçarit.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *