Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti i Mjekësisë merr vendimin: Provimet online ose me shkrim duke respektuar distancën (Vendimi)


Universiteti i Mjekësisë në Tiranë nëpërmjet një vendimi të marrë do quajë të ezauruar semestrin e fundit të këtij viti akademik i cili po zhvillohet në distancë për shkak të mbylljes së universiteteve nga epidemia e shkaktuar nga COVID-19.

Në vendim thuhet që studentët kanë të drejtë të frekuentojnë sipas dëshirës vitin e ardhshëm seancat e prapambetura.

Ndërsa provimet e fund-semestrit mund të zhvillohen në distancë ose me shkrim por duke respektuar kushtet sanitare ku studenti duhet të pajiset me maskë mbrojtëse.

Ndërkohë që studentët në vitin e fundit akademik që nuk kanë provime të mbartura, mund të nisin punimin e diplomës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *