Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 203 mijë të vdekur në glob nga koronavirusi


Numri i vdekjeve nga pandemia Covid-19 në botë ka shkuar në mbi 200,000 të shtunën, me numrin e rasteve të konfirmuara që pritet të kapi tre milion në ditët e ardhshme.

Sipas të dhënave të publikuara në Worldometer, janë konfirmuar 2,924,265 raste me koronavirus në të gjithë botën dhe 203,324 prej tyre kanë humbur jetën.

Më shumë se gjysma e vdekjeve në të gjithë botën ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, Spanjë dhe Itali. Tetë përqind e rasteve në Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar me vdekje, e 10 përqind në Itali dhe Spanjë.

Ndërkohë të të gjithë botën, janë shëruar 837,721 persona. U deshën 91 ditë që numri global i vdekjeve të shkonte në 100,000, por vetëm 16 ditë të tjera u deshën për të shkuar në 200.000.

Pavarësisht rritjes së rasteve dhe vdekjeve, vendet të cilat janë goditur më fort përfshirë këtu Francën, Italinë, Spanjën dhe Gjermaninë, ato kanë patur rënie të numrit të viktimave në ditët e fundit.

SHBA gjithashtu ka shënuar rënie të viktimave në 24 orë, veçanërisht në New York. Për këtë arsye, shtete të ndryshme, kanë filluar të ndërmarrin hapat e tyre të parë për të lehtësuar masat e bllokimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *