Vendosni fjalën kyçe....

Dy pogradecarët thyen masën e sigurisë për t’u zënë, njëri arrestohet dhe tjetri në kërkim


Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Pogradec, pasi thyen masën e sigurisë dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Siç thotë policia, shtetasit me inicialet A. P., dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë.

Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, policia ka arrestuar në flagrancë kushëririn e tij të mitur me inicialet A.P.. 15-vjeçari dyshohet se kishte marrë urdhër nga kushëriri në kërkim për t’i larguar nga banesa një armë zjarri dhe një sasi kokaine që mbante fshehur. 

DETAJET E POLICISË

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tushemishti”.

Thyen masën e sigurisë dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin, njëri arrestohet, tjetri shpallet në kërkim.

Vihet në pranga edhe një 15-vjeçar, i cili tentoi të largonte nga banesa e personit të shpallur në kërkim një armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, se shtetasit A. P., dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tushemishti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • J. P., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
  • A. P., 15 vjeç, banues në Pogradec.

Si edhe u shpall në kërkim:

  • A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, i cili mundi të largohej në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, A. P.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *