Vendosni fjalën kyçe....

Irani lëshon satelit në orbitë për herë të parë


Irani thotë se ka lëshuar për herë të parë me sukses një satelit ushtarak në orbitë.

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) thotë se sateliti i quajtur Nur (Drita), arriti në një orbitë prej 425 km mbi sipërfaqen e Tokës, pas një procesi lancimi me tre faza.

Mirëpo kjo mund të rrisë tensionet me SHBA-të në lidhje me programin bërthamor të vendit.

Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo tha që Irani me këtë ka shkelur një rezolutë të OKB-së dhe duhet “të mbajë përgjegjësi”.

Më herët, presidenti Donald Trump kishte bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehej se kishte udhëzuar Marinën amerikane që “të rrëzojë dhe shkatërrojë të gjitha armët iraniane nëse ata ngacmojnë anijet tona në det”.

Trump i referohej një incidenti të ndodhur një javë më parë, ku SHBA pretendon që 11 anije të marinës IRGC tek Gjiri në mënyrë të përsëritur kryen qasje “ngacmuese” ndaj gjashtë anijeve të Marinës dhe Rojes Bregdetare të SHBA-ve.

Irani akuzoi SHBA-në se po jepte një “version të ngjarjeve në Hollywood” dhe se Marina e SHBA-ve kishte bllokuar rrugën e një anijeje iraniane në fillim të këtij muaji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *