Vendosni fjalën kyçe....

Greqia nis testimin e një mjekimi të mundshëm për Covid-19


Rezultatet fillestare të një studimi grek mbi përfitimet e kolikicinës, një mjekim anti-inflamator në trajtimin e Covid-19 janë ‘shumë inkurajuese’, sipas shkencëtarit që drejton testimin.

“Të dhënat që kemi analizuar deri mbrëmë janë shumë inkurajuese,” tha kardiologu dhe profesori i Shkollës Mjekësore të Athinës, Christodoulos Stefanadis, për agjencinë e lajmeve (ANA-MPA), të hënën.

Studimi i cili është kryer në 120 pacientët gjatë dy javëve të fundit, me marrjen e gjysmës së dozës së ilaçit ka dhënë rezultate të mira ka pohuar profesori.

Disa nga këto gjetje nxitëse, sipas Stefanadis, përfshijnë një rënie të niveleve inflamacionit të proteinës C-reaktive, në qelizat e bardha të gjakut luftuese kundër sëmundjeve të quajtura eozinofile dhe në troponin, e cila mat dëmtimin e zemrës.

“E gjithë kjo dëshmi duket se tregon se është një ilaç shumë i rëndësishëm për të ndihmuar pacientët me koronavirus që janë në rrezik nga komplikimet e rënda sidomos në zemër e mushkëri,” tha Stefanadis.