Vendosni fjalën kyçe....

“Te QSUT-ja nuk kryhen analiza për pacientët” – Drejtoria sqaron situatën


Drejtoria e QSUT-së ka bërë një sqarim publik lidhur me lajmin e publikuar në media, se në qendrën kryesore spitalore në vend nuk kryhen analizat biokomike të zakonshme.

Në sqarim thuhet se analizat biokimike nuk janë ndërprerë për asnjë çast ndërsa të gjithë pacientët e shtruar kanë marrë shërbimin e duhur.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sqaron për opinionin publik lidhur me një lajm të pavërtetë, për mungesën e kryerjes së analizave biokimike rutinë në këtë spital.

Ju bëjmë me dije se testet biokimike nuk janë ndërprerë për asnjë moment dhe të gjitha mostrat e dërguara në Laboratorin Biokimik-Klinik janë kryer ditën e djeshme dhe vazhdojnë të kryhen edhe sot pa asnjë problem.

Deklarata të tilla me denoncues anonimë, dezinformojnë opinionin publik dhe ulin besueshmërinë e qytetarëve ndaj punës së përditshme që kryhet në QSUT “Nënë Tereza”, por të gjithë pacientët e hospitalizuar dhe ata ambulatorë që u janë nevojitur analizat e mësipërme ditën e djeshme, janë të ndërgjegjshëm që kanë marrë shërbimin e nevojshëm.” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *