Vendosni fjalën kyçe....

Lista me makinat luksoze, Ina Zhupa: Veliaj shkeli ligjin


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbrëmjen e kaluar publikoi një listë me automjetet luksoze që sot qarkullojnë në kryeqytet e u bëri thirrje pronarëve që t’i shesin në mënyrë që të ndihmojnë në këtë kohë krize.

Por zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, konsideron se me këtë kryebashkiaku ka shkelur ligjin.

Zhupa shprehet se ky nuk është një informacion që mund ta zotërojë kryebashkiaku, por se i takon Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Policisë së Shtetit.

E për më tepër, ajo thotë se kriza nuk zgjidhet duke numëruar makina.

“Veliaj shkel ligjin, merr informacion të paligjshëm mbi të dhënat personale dhe i përdor ato për propagandë!

Zgjidhja që i jep problemeve ekonomike, është si mandati i tij në Bashkinë e Tiranës- e pabazuar në realitet dhe jo efikase për qytetarët edhe ekonominë. Nuk zgjidhet kriza që po kalon ekonomia duke numëruar makinat, që shumica nuk janë as të biznesmenëve të ndershëm.

Numrin e automjeteve të ndarë sipas kategorive, llojin e tyre, pronësinë dhe të dhena të tjera sensitive janë një informacion zyrtar që nuk mund të administrohet drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë dhe as të aksesohet pa një kërkesë të motivuar. Këtë të drejtë e kanë vetëm organe të tjera siç ëshë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Policia e Shtetit .”– shkruan Zhupa.

Zëdhënësja e PD-së sugjeron se Veliaj mund ta ketë marrë informacionin për numrin e makinave luksoze nga bashkëpunëtori i tij i vjetër, Blendi Gonxhe i cili është sot në krye të Shërbimit të Transportit Rrugor.

“Dje Veliaj ka dalë me numrin konkret për çdo makinë të konsideruar të shtrenjtë në Tiranë, duke treguar kështu që ai ka marr në një informacion të kategorizuar në menyrë të paligjshme edhe pa u legjitimuar nga asnjë interes publik.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor është miku i vjeter edhe ish drejtori i tij i APR- Blendi Gonxhe. Mesa duket mund të ketë funksionuar një lidhje e shkurtër që Veliaj të bëj si “shpëtimtari” i ekonomisë.”-përfundon Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *