Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Rinas avioni i parë nga Stambolli


Sot kanë rinisur nga disa destinacione të Europës me qëllim riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë pas mbylljes së kufijve, për shkak të përhapjes së koronavirusi. E në aeroportin e Rinasit sapo ka mbërritur avioni i parë me shqiptarë të riatdhesuar nga Turqia.

Avioni me 47 shqiptarë është nisur këtë mëngjes nga Stambolli dhe ka mbërritur rreth orës 10:00 në Rinas.

Janë 2 autobusë që presin jashtë aeroportit, të cilët do transportojnë qytetarët e ardhur nga Turqia drejt Durrësit, ku do të karantinohen në hotele.

Të gjithë shqiptarët e ardhur nga jashtë do të kenë dhomën e tyre në hotel, ku do të kontrollohen herë pas here. Ata do të paguajnë biletën e fluturimit 100 euro, e cila do të ndryshojë sipas destinacionit, si dhe tarifën e karantinimit, që do të kushtojë në total 21 euro, por që 14 euro do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standarde anti-COVID 19, ndërsa 7 euro do të paguhen nga personi për ushqimin.

Procesi i riatdhesimit do të zgjasë sot dhe nesër. Fluturimet e tjera e caktuara për sot do të jenë Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa nesër në datën 19 prill, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë. Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *