Vendosni fjalën kyçe....

“Qazim Sejdini është mësu t’u ble vota me 20 mijë lekë, na kërcënuan me armë” – Video


Një banor i Elbasanit ka deklaruar se e kanë kërcënuar për t’i dhënë votën kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Në videon e publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ai thotë se e kanë kërcënuar ta vrasin para zgjedhjeve për të votuar për Sejdinin.

Sipas tij, kryebashkiaku është mësuar duke blerë vota me 20 mijë lekë në Elbasan.

“3 me Kallashnikovë dhe një me pistoletë. U hodha nga muret me çunin e madh, po të mos isha hedh mua do më kishin vra, edhe vëllain tjetër ma kishin vra. U mësun me këtë lagje Qazim Sejdini, që blente votën.  Qazimi me 20 mijë lekë.” – thotë dëshmitari në videon e publikuar nga deputeti.

Kurse deputeti shkruan në statusin e tij: “Kjo eshte menyra se si i ka fituar Rama zgjedhjet. Ky eshte modeli i pushtetarit dhe qeverisjes se Rames dhe ortakeve te tij. Ky eshte simboli i kryebashkiakut qe do Rama. Ky eshte modeli “bashkise qe nuk e duam”. Prandaj kerkon qe te largoje cdo kryebashkiak te paperfshire ne trafiqe e blerje votash, ta paperfshire ne krim dhe t’i zevendesoje me modelin e tij.

Per qytetaret, per opoziten ky eshte pushteti qe nuk e duam.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *