Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni kundër kanabisit, Balla: Janë asgjësuar rreth 300 mijë bimë, mbi 500 arrestime e procedime


Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se operacioni kombëtar kundër kultivimit të drogës ka sjellë asgjësimin e rreth 300 mijë bimëve narkotike dhe mbi 500 arrestime e procedime penale.

Ai u shpreh se Policia e Shtetit po i ngre rezultatet e veta dita ditës në një nivel tjetër.

“Uroj që me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e njerëzve, komuniteteve, të jemi fuqia e madhe e ndryshimit të mëtejshëm, që shqiptarët duan dhe meritojnë nga ne”, u shpreh Balla.