Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku francez del lakuriq rrugëve, e kërcënoi bashkëqytetari i nevrikosur


Një kryebashkiak francez u desh të arratisej teksa një qytetar i pakënaqur e detyroi të zhvishej lakuriq pasi i kiste drejtuar një armë brenda shtëpisë së tij.

Përballja e çuditshme filloi si një takim në dukje i zakonshëm midis Pascal Houbron, kryebashkiakut 53-vjeçar të qytetit të Bihorel në rajonin verior të Normandisë dhe një prej banorëve lokalë.

Zyrtari po zhvillonte mbledhje pune në shtëpi sepse bashkia e qytetit është e mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19.

Gjatë takimit, agresori nxori një armë zjarri, që doli më vonë të ishte pistoletë sportive, për të kërcënuar Houbron.

“Ai po më drejtonte një armë duke më penguar të dilja nga shtëpia ime. Ai më detyroi të zhvishesha para se të më bënte fotografi.” – i tha kryebashkiaku, radios ‘France Bleu’.

“Unë vrapova lakuriq, duke bërtitur për ndihmë, ndaj një fqinj që më fshehu në garazhin e tij.” – shtoi ai.

I dyshuari u dorëzua në polici dhe u arrestua nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *