Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e qytetit meksikan s’u besojnë syve, zgjohen e gjejnë 2 metër akull në rrugë (Video)


Banorët në Guadalajara, një nga qytetet më të populluara të Meksikës, fërkuan sytë kur u zgjuan për të gjetur dy metra dëborë e akull që kishte mbuluar rrugët gjatë natës.

Zona ka përjetuar një mesatare temperaturash prej 31 gradësh celsius në ditët e fundit para dy reshjeve të pazakonta.

Autoritetet vendosën makineri të rënda për të pastruar akullin në të paktën gjashtë lagje të qytetit.

Rreth 200 shtëpi dhe biznese kanë raportuar dëme, ndërsa nuk ka pasur lëndime mes civilësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *