Vendosni fjalën kyçe....

Dezertoi regjimin, ish- ambasadori i Koresë së Veriut bëhet deputet në Korenë e Jugut


Thae Yong-ho është koreano veriori i parë që fiton një mandat parlamentar për deputet në Korenë e Jugut.

Siç shkruan BBC, Thae dikur ishte zëvendës ambasadori i Koresë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, por dezertoi në vitin 2016 së bashku me familjen e tij, duke u bërë zyrtari i rangut më të lartë të Koresë së Veriut që e e ka bërë këtë ndonjëherë.

Ai po kandidonte në Gangham të Seoulit si kandidati kryesor i Partisë së Ardhme të Opozitës së Bashkuar.

BBC shkruan se Thae fitoi me 58.4% dhe u pa duke qarë pas shpalljes së fitores së tij.

Ai tha që shpreson që kandidimi i tij të dërgojë një mesazh tek elita në Korenë e Veriut se çfarë mund të ndodhte nëse ata i kthejnë shpinën regjimit.

”Shpresoj që kjo fitore të çojë një mesazh në elitën e Koresë së Veriut se çfarë ndodh nëse i kthejnë kurrizin regjimit. Dua t’u them se ka një rrugë tjetër për të ardhmen.”– tha Yonh- Ho.

Koreja e Jugut zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare të mërkurën të cilat patën një rekord pjesëmarrje prej 66.2%, pavarësisht se votimet po zhvilloheshin në mes të një pandemie.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *