Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Basha urojnë Pashkën për besimtarët katolikë


Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë uruar besimtarët katolikë në ditën e Pashkës dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit.

Basha në mënyrë të veçantë uroi edhe personelin shëndetësor, policinë dhe forcat e armatosura të cilët janë në krye të detyrës për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Të dashur motra dhe vëllezër që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Pashkës dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët!

Një urim dhe lutje të veçantë kam sot për ata që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor, për punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, për klerikët dhe shërbëtorët e Zotit, për prindërit dhe vogëlushët në familjet në nevojë, për të moshuarit, për të sëmurët e më të pamundurit.

Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”-shkruan Basha.

Ndërsa Rama zgjodhi që të urojë besimtarët katolikë përmes një video.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *