Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qeveria rrëmujë me shifrat për kitet, testet i kanë një numër i madh deputetësh dhe zyrtarësh


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për “Euro News Albania” theksoi edhe një herë se qeveria nuk po deklaron shifra të sakta me numrin e testeve të disponueshme dhe se ka mungesë transparence

Na thanë se do të vijnë 10 mijë teste, nuk e dimë nëse kanë ardhur se nuk ka transparencë. Na mungojnë shifrat dhe nuk e dimë se sa të infektuar ka. Shqipëria është në numër rekord për numrin më të ulët të testimeve në Ballkan dhe Evropë” deklaroi kreu i PD.

Përveç numrit të ulët Basha tha se një numër i madh personash në listën e atyre që kanë kryer testin janë persona me pushtet. “Një numër i madh në listë janë deputetë dhe zyrtarë”- deklaroi lideri i opozitës.

Lideri i opozitës e konsideron emergjente nevojën për një paketë të dytë ndihme. Ai i konsideroi të vonuara hapat e qeverisë, duke sjellë si shembull se Kosova dhe Maqedonia kanë miratuar paketat e dyta.

Të mos vonojë asnjë ditë paketën e dytë të ndihmës pasi jemi në kushtet e emergjencës. Më 17 mars premtoi se asnjë familje e dëmtuar nuk do të mbetet pa të ardhura, sot jemi më 8 prill dhe 9 mijë persona kanë marrë paratë. Është pak pasi bëhet fjalë për qindra mijëra njerëz që janë në pamundësi ekonomike. Akoma paketa e parë nuk është zbatuar, në Kosovë po zbatohet paketa e dytë, dhe në Maqedonia është miratuar paketa e dytë”-deklaroi Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *