Vendosni fjalën kyçe....

30 qershori, PD padit komisionerët e PS-së në Kamëz e Paskuqan


Degët e PD-së në Kamëz e Paskuqan kanëditur në prokurori komisionerët e Partisë Socialiste lidhur me votimet e 30 qershorit.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë organizuar dhe mbajtur një proces antikushtetues, pas dekretit të presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Sipas degëve të PD-së në Kamëz e Paskuqan, në padi janë paraqitur një sërë shkeljesh e faktesh të grumbulluara për 30 qershorin.

PD thekson se nga 99 mijë e 700 votues që kanë këto zona, në votime janë paraqitur vetëm 6% ndërkohë që sipas KQZ-së, pretendohet se kanë marrë pjesë më shumë se 10%.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *