Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqja e falmurit Vorio-Epiriot në Himarë, reagon PDIU: E papranueshme të reagojnë autoritetet për ruajtjen e integritetit kombëtar


Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar për ngjarjen e ditës së djeshme ku në Himarë u gjatë një ceremonie për vendosjen e një simboli fetar u shpalos edhe flamuri i Vorio-Epirit.

PDIU e konsideron si të papranueshme këtë ngjarje dhe provokuese e cila çon përpara agjendën këmbëngulëse të Greqisë.

Më tej në deklaratën e saj, kjo parti ka kërkuar edhe reagimin e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare për të veprojnë për ruajtjen e integritetit dhe dinjitetit kombëtar.

PDIU dënon si të papranueshme ngjarjen e datës 3 Prill në Himarë.
Në kohën kur e gjithë Shqipëria është vetëizoluar për të përballuar pandeminë e koronavirus COVID-19, qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda territorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit.
Ngjarje të tilla tashmë janë kthyer në rituale të përsëritura arrogante dhe të dënueshme ligjërisht.
Heshtja për Çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulëse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.
I bëjmë thirrje shtetit shqiptar, institucioneve ligj zbatuese, Prokurorisë, SHISH, Policisë, të veprojnë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar
”- thuhet në deklaratën e PDIU.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *