Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese cakton datën për seancën kur do vendoset për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta


Gjykata Kushtetuese ka caktuar sot datën e seancës që do të mbahet për të vendosur për shkarkimin ose jo të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka shkarkim për Ilir Metën brenda këtij vitit kalendarik. Sipas televizionit “News 24” seanca e Kushtetueses për Metën do të mbahet në 18 janar 2022, në orën 10:00.

Kujtojmë se një muaj më parë, më shumë se 4 muaj nga vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese njpftoi se ka marrë një vendim për ta kaluar çështjen në seancë plenare. Mirëpo data nuk ishte përcaktuar ende.

Kuvendi votoi më 9 Qershor 2021 për shkarkimin e kreut të shtetit shqiptar dhe miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit hetimor Parlamentar. Deputetët e Partisë Socialiste e kishin ngritur këtë Komision, duke e akuzuar presidentin se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.