Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra mijëra protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë


Qindra mijëra njerëz dolën të dielën në rrugët e Gjermanisë për të protestuar kundër një partie politike të ekstremit të djathtë dhe qëndrimit të saj anti-emigrantëve.

Protestat kanë vijuar prej ditësh pas zbulimeve se partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) diskutoi planet për dëbimin masiv të njerëzve me prejardhje të huaj.

Policia e Mynihut tha se rreth 100,000 njerëz morën pjesë në takim, duke shtuar se kishte shumë njerëz rreth harkut përkujtimor Siegestor.

Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan gjithashtu në qytete si Këln dhe Bremen, ku morën pjesë dhjetëra parti dhe organizata lokale.

E formuar në vitin 2013, AfD fitoi tërheqje të veçantë në vitin 2015 kur rreth një milion emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Gjermani. Ajo hyri në Bundestag për herë të parë në vitin 2017. Popullariteti i saj është rritur sërish që nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.