Vendosni fjalën kyçe....

“Teatri Kombëtar, monumenti nr.1 më i rrezikuar në Europë”, Basha falënderon artistët për qëndresën dhe institucionet europiane për vendimin


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë shkrimin e organizatës Europa Nostra dhe Institutit të Bankës së Investimeve Evropiane, të cilat e listojnë Teatrin tonë Kombëtar mes shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

Basha thotë se trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe “ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë”.

Ai uron Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për qëndresën e bërë për të shpëtuar godinën e Teatrit dhe për të mos lejuar aty ndërtimin e kullave të pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit. Ai falenderon dhe institucionet europiane për vendosjen e Teatrit tonë si objektin nr.1 më të rrezikuar të trashëgimisë kulturore europiane.

“Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

 ‘Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes’!

Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.

Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.

Faleminderit Europa Nostra, falemnderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtar. #mbroteatrin #ditemetemira”– shkruan Basha.

Më 24 mars, Europa Nostra e ka përfshirë Teatrin Kombëtar si një nga 7 vendet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Europë për vitin 2020 (lexo këtu).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *