Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 19 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një 84-vjeçare


Ka shkuar në 19 numri i viktimave si pasojë e COVID-19, në vendin tonë.

Mbrëmjen e sotme ka humbur jetën një paciente 84-vjeçare e cila ishte shtruar në Spitalin Infektiv, njofton ministria e shëndetësisë.

Pacientja vuante edhe nga një sërë sëmundjesh të tjera.

Njoftimi i ministrisë:

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19. Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *