Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy avionë të vegjël në SHBA, dyshohet për 8 viktima


Dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga uji dhe gjashtë persona të tjerë besohet të kenë vdekur pasi dy aeroplanë të vegjël u përplasën mes vete në ajër dhe ranë në liqenin Coeur d’Alene në Idaho të Shteteve të Bashkuara.

“Sipas raporteve fillestare, gjithsej në të dy aeroplanët kanë qenë tetë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, por kjo është ende duke u vërtetuar. Tash për tash besohet se nuk ka persona të mbijetuar”, tha zyra e policisë lokale në Kootenai.

Raportohet se në mesin e viktimave ka të rritur dhe fëmijë, shkruan “Reuters”.

Hetuesit ende nuk e kanë zbuluar shkaktarin e këtij aksidenti. Në deklaratën e policisë thuhet se aeroplanët u fundosën në rreth 38 metra thellësi në liqen.

Mediet lokale raportuan se kjo përplasje është duke u hetuar nga Administrata e Aviacionit Civil dhe Bordi Kombëtar për Siguri në Transport dhe se njëri nga aeroplanët e përfshirë në aksident është i modelit Cessna 206.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *