Vendosni fjalën kyçe....

12-vjeçarja telefonon karabinierët: Jemi të uritur, frigoriferi është bosh


Koronavirusi ka detyruar pjesën më të madhe të njerëzve që të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, mirëpo kjo ka sjellë humbjen e punës dhe vështirësi të tjera për shumë familje.

Ansa.it raporton një rast mjaft dramatik në provincën e Bolonjës, ku një vajzë 12-vjeçare ka telefonuar karabinierët e Vergatos dhe ka rrëfyer se në familjen e saj nuk ka asgjë për të ngrënë.

“Ne jemi të uritur, babai im nuk po punon më dhe frigoriferi është bosh, ju lutem na ndihmoni”, është shprehur vogëlushja.

Një grup policësh, të prekur nga telefonata shkuan në shtëpinë e 12-vjeçares dhe panë se gjendja e familjes ishte me të vërtetë e vështirë.

I vetmi që dërgonte para në shtëpi ishte babai i vajzës, por ai kishte humbur punën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Policët i furnizuan me qumësht, makarona, vezë, miell, mish, biskota, fruta dhe perime.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *