Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 31-vjeçari në Kamëz, policia: Tentoi të shtypë me makinë italianin, plagosi me thikë një shqiptar


Policia ka arrestuar në Kamëz, një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konsiderohet si person i rrezikshëm.

I arrestuari quhet Erjon Ceka, dhe akuzohet nga shteti italian për një sërë veprash të rënda penale, si tentativë vrasjeje, vjedhje dhe armëbajtje pa leje.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamza”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi, një i kërkuar nga drejtësia italiane, i dënuar për një sërë veprash penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar nga drejtësia italiane, për një sërë veprash penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kamza”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.”-thuhet në njoftimin e policisë.

31-vjeçari ishte dënuar me mbi 13 vite burg nga drejtësia italiane, pasi në 17 janar të vitit 2011, në Asti, Itali, kishte tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian me inicialet S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Ai akuzohet gjithashtu se më 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, kishte vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar.

Një akuzë e tretë që rëndon mbi të është se më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur rëndë me thikë shtetasin shqiptar me inicialet A. G.

“Autoritetet gjyqësore në Torino, Itali, me vendimin penal Nr. 997/2019 SIEP, datë 17.02.2020, e kanë dënuar këtë shtetas me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.01.2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Më datë 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar.

Gjithashtu, më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur rëndë me thikë shtetasin shqiptar A. G.

Materialet e arrestimit të përkohshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”-vijon njoftimi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *