Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ik”, Basha në emisionin e Rakipit, gazetari “nxehet” me operatorët: Po flenë tani, të marr një dru t’ju nxjerr jashtë (Video)


Teksa kreu i PD-së Basha ishte i ftuar në emisionin e Ylli Rakipit, ‘Të Paekspozuarit’ në MCNtv dhe po bisedonte me gazetarin, nga salla dëgjohen dy thirrje: “Rama ik”.

Basha e pyet gazetarin duke buzëqeshur se çfarë ishte ajo që dëgjoi, ndërsa gazetari kthehet duke thnë se operatorët flenë gjumë e më pas u drejtohet atyre se do marrë një dru t’i nxjerrë jashtë.

Pjesë nga biseda

Rakipi: Nuk dukesh keq prandaj nuk i bie

Nga salla dëgjohet dy herë thirrja: Rama ik

Basha: Ç’është ajo?

Rakipi: Ç’a është mo, keni bërë kshu reklamë.

Basha: Jo mo jo, është operatorët

Rakipi: Operatorët po flenë tani, ç’a të them unë i shkreti. Mos marr ndonjë dru e t’ju nxjerr përjashta, e kupton.

*Video Credit: Tema


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *