Vendosni fjalën kyçe....

Biden detyron Netanyahu-n për rritje të ndihmës humanitare në Gaza- CNN


Presidenti amerikan Joe Biden i bëri presion kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dielën që “menjëherë dhe ndjeshëm” të rrisë fluksin e ndihmave humanitare në Gaza, shkruan CNN.

Kërkesa për rritje të fluksit vjen ndërsa një krizë humanitare e tmerrshme përkeqësohet pas zgjerimit të sulmit izraelit në këtë rrip. Agjencitë e ndihmës thonë se ushqimi, uji dhe ilaçet janë në mungesë. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se SHBA po e shtyn Izraelin të zgjerojë ndihmën në Gaza, duke i përshkruar bisedat si herë pas here të vështira.

“Ne kemi biseda, siç bëjnë miqtë, për pyetjet e vështira … Për çështjet që lidhen me ndihmën humanitare,” tha të dielën në CBS këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare Jake Sullivan.  Zyrtarët amerikanë presin që në ditët e ardhshme, deri në 100 kamionë ndihmash të fillojnë të hyjnë në Gaza në ditë, pasi Izraeli ra dakord të përshpejtojë inspektimet e karvaneve që transportojnë mbështetje humanitare jetike, për një burim të njohur.