Vendosni fjalën kyçe....

Numrat e Covid-19 në rajon, të prekurit e viktimat


Gjashtë persona janë diagnostifikuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovës duke e çuar numrin e të prekurve në 132.

Sipas autoriteteve, gjashtë nga të prekurit më herët janë shëruar. Maqedonia e Veriut shënon 430 persona të prekur nga koronavirusi i ri ndërsa numri i vdekjeve deri tani është 11.

Bilancin më negativ në Ballkan e ka Rumania me 3183 të prekur e 133 viktima e ndjekur nga Greqia me 1613 të prekur e 59 viktima.

Ndër vendet e rajonit, Mali i Zi ka numrin më të vogël të viktimave me 174 të prekur e vetëm 2 viktima ndërsa Serbia numërin 1476 të prekur e 39 të vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *