Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Vaksinimi për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm


“Vaksinimi për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm.”, kjo është deklarata e sotme e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka vizituar një qendër universitare.

Rama nuk përcaktoi se kur do të ndodhë kjo por ia la kohës.

“E rëndësishme është që mund të vijë momenti duke pasur parasysh me atë që po ndodh nëpër botë dhe pasur parasysh vaksinimi do të jetë i detyrueshëm dhe duhet t’ia komunikojmë intisivisht kur vjen momenti të mos thonë pse s’na thanë.

Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, por të bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë. Askush s’ia ka borxhë askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua”, tha Rama.

“Vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ecurinë normale të këtij viti të ri akademik, kur bota po përballet me shenjat shqetësuese të një vale të tretë infeksioni, për shkak të variantit Delta të koronavirusit, prandaj të gjithë studentët duhet të mbajnë qysh sot parasysh, se në varësi të numrave epidemiologjikë, vaksinimi mund të kthehet i detyruar për këdo që hyn në auditore”, shkroi më tej në “Facebook” Rama.