Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje Ramës: Anulo menjëherë koncesionet e përdori fondet për emergjencën


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, i bëri thirrje kreut të qeverisë, Rama, që të subvencionojë qiratë e pagesat e qytetarëve duke marrë shembullin e vendeve të tjera, mes tyre edhe Kosova.

Pas sulmit të kryeministrit ndaj opozitës, kryedemokrati i ëshët kthyer duke i kërkuar që të anulojë koncesionet e të shtojë fondet në ndihmë të shëndetësisë, biznesit e qytetarëve e të lërë sulmet ndaj opozitës.

Basha theksoi gjithashtu se sulmi i kryeministrit tregon se ai nuk ka asnjë plan masash për emergjencën.

“Për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve.?

Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve. ?

Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!” shkruan ai në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *