Vendosni fjalën kyçe....

FIFA zbulon kandidatët për çmimet më të mira të futbollit FIFA 2022, mungon Kristiano Ronaldo


 

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) zbuloi të enjten kandidatët për çmimet më të mira të futbollit FIFA 2022.

Lista e të nominuarve për lojtarët më të mirë përfshin fituesin e Kupës së Botës dhe sulmuesin e Paris Saint-Germain dhe Argjentinës Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij Kylian Mbappe dhe Neymar Jr. së bashku me mbajtësin aktual të çmimit, Robert Lewandowski të Barcelonës.

Por ra nw sy mungesa në listë e yllit portugez, Kristiano Ronaldo, i cili ka dy çmime dhe ndan rekordin me Lewandowski, me të dy fitues dy herë titullin e lojtarit më të mirë të FIFA-s.