Vendosni fjalën kyçe....

11 mjekë e infermierë dalin pozitivë me Covid-19, Kumanova mbetet pa personel shëndetësor


Lajme jo të mira vijnë nga Maqedonia e Veriut, ku janë konfirmuar me koronavirus 11 punonjës shëndetësorë nga Spitali i Kumanovës.

Alsat shkruan se tre prej mjekëve e infermierëve të infektuar janë nga reparti i rentgenit, tre nga reparti i kirurgjisë, një infermiere nga reparti i Gjinekologjisë, një ndihmës dhe një mjek specializant nga reparti infektiv. Kjo e ka lënë spitalin e Kumanovës pa personel shëndetësor.

Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva, tha se tashmë ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe për momentin janë në pritje për ndihmë nga institucionet tjera shtetërore.