Vendosni fjalën kyçe....

“S’e përballoi goditjen në ekonomi nga koronavirusi” – Dëshmia e kolegëve të ministrit gjerman që u vetëvra


Ministri i Financave në shtetin gjerman të Hessen, Thomas Schaefer, u vetëvra ditën e djeshme.

Kolegët e tij thanë se ai u shty drejt këtij veprimi ekstrem pasi nuk mundi dot që të përballonte ndiikimin e ashpër në ekonomi të shkaktuar nga koronavirusi i ri, shkruan RT.

Trupi i Schaefer u zbulua pranë linjës hekurudhore në qytetin Hochheim am Main të shtunën. Prokurorët thanë se shkaku i vdekjes së tij ka të ngjarë të jetë vetëvrasja.

“Jemi në gjendje shoku. Ne jemi jemi jashtëzakonisht të trishtuar.” – tha Volker Bouffier, kreu i qeverisë rajonale.

Hessen është një nga shtetet më të pasura në Gjermani dhe Frankfurt am Main, vlerësohet si kapitali financiar i ekonomisë më të madhe të Evropës.

Megjithatë, koronavirusi i dha një goditje masive sistemit, duke dërguar bursën në rënie dhe duke mbyllur mijëra vende pune


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *