Vendosni fjalën kyçe....

Kina rrezikon shpërthimin e dytë të epidemisë pas shtimit të rasteve që vijnë nga jashtë


Numri në rritje i rasteve me koronavirus që mbërrijnë në Kinë nga jashtë kanë rritur mundësinë e një shpërthimi të dytë në vend, sipas zyrtarëve shëndetësor.

Kina tashmë ka një total të akumuluar 693 raste që hyjnë nga jashtë, që do të thotë që mundësia e një raundi të ri të infeksioneve mbetet relativisht i madh“- tha Mi Feng nga Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Rastet e transmetuara në vend kanë qenë pothuajse plotësisht të përmbajtura, por Kina vazhdon të luftojë për të ndaluar numrin e infeksioneve që hyjnë në vend. Vendi raportoi 45 raste të reja të koronavirusit në kontinent të shtunën, nga 54 në një ditë më parë, ku vetëm një nuk ishte nga udhëtarët që vinin nga jashtë.

Kina ka më shumë se 82,000 infeksione dhe ka pësuar 3,300 vdekje, sipas një raporti të mbajtur nga Universiteti Johns Hopkins.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *