Vendosni fjalën kyçe....

Bolsonaro ngre dyshime mbi statistikat në Brazil: Më vjen keq por disa do të vdesin, kjo është jeta


Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ngriti dyshime të premten lidhur me numrin e vdekjeve nga koronavirusi në Sao Paulo dhe akuzoi guvernatorin e shtetit për manipulimin e numrave për qëllime politike.

Pas këshillave të ekspertëve të shëndetit publik, shumica e 26 guvernatorëve të vendit kanë ndaluar aktivitetet tregtare jo thelbësore dhe shërbimet publike që të frenojnë përhapjen e koronavirusit. Por presidenti Bolsonaro nuk është në një mendje me ta.

“Më vjen keq, disa njerëz do të vdesin, ata do të vdesin, kjo është jeta”– tha Bolsonaro në një intervistë televizive të premten në mbrëmje, citon Reuters. “Ju nuk mund të ndaloni një fabrikë të prodhimit të makinave, për shkak të vdekjeve në trafik.”

Bolsonaro tha se në shtetin e Sao Paulo, numri i vdekjeve i duket “shumë i madh”. Sao Paulo ka  shënuar më shumë raste të të infektuarve dhe vdekje deri më tani nga koronavirusi në Brazil, me gjithsej 1,223 raste dhe 68 vdekje.

“Ne duhet të shohim se çfarë po ndodh atje, kjo nuk mund të jetë një lojë me numra për të favorizuar interesat politike”– tha Bolsonaro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *