Vendosni fjalën kyçe....

Shpëtojnë për fije tifozët në Sarandë, ngjiten mbi tarracë të shohin ndeshjen por rrëzohen bashkë me të (Video)


Një grup tifozësh kanë shpëtuar për pak nga tragjedia pas rrëzimit të tarracës së një godine ku kishin hipur për të ndjekur ndeshjen mes Butrintit e Labërisë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin bregdetar ku një grup tifozësh të ekipit vendas ishin ngjitur mbi tarracën e një godine të vjetër për të ndjekur ndeshjen.

Për shkak të amortizimit ajo s’e ka mbajtur dot peshën duke u rrëzuar bashkë me grupin e tifozëve. Fatmirësisht asnjë prej tifozëve që u rrëzuan bashkë me çatinë nuk pësoi dëmtime të rënda.

*Video Credit: Saranda Web


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *