Vendosni fjalën kyçe....

Del pozitiv për koronavirusin një anëtar i administratës së Putinit


Konfirmohet me koronavirus, një anëtar i stafit të administratës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Sputnik shkruan se lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili sqaroi se presidenti Putin po vazhdon punën si zakonisht.

Sipas Peskov, presidenti nuk kishte patur kontakt me pacientin, dhe po merren masa sanitare për të ndaluar përhapjen e virusit.

Peskov shtoi se Vladimir Putin po merr “masa shtesë parandaluese”, por vazhdon punën si normalisht. “Presidenti vazhdon të punojë, ai thjesht nuk mund ta ndalojë.”– tha ai.

Zyrtarët e administratës filluan të bëjnë testimet për koronavirus javën e kaluar, pasi virusi Covid-19  filloi të përhapet në Rusi.

Vendi ka regjistruar 196 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.036.

Ndërkohë që 3 persona kanë humbur jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *