Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Lleshaj: Çelja e negociatave vendim historik, sot nisin përgjegjësi të reja


Ministri i Brendshëm, Lleshaj, ka shkruar se çelja e negociatave është një ditë e madhe për Shqipërinë, që ngrihet mbi çdo virus.

Ai njofton në Twitter se gjatë një videokonference me ambasadorët e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë e Holandës ka marrë edhe urimet e tyre për vendimin historik për çeljen e negociatave.

‘Gjatë një videokonference me ambasadorët e BE, SHBA, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Holandës, ku diskutuam për çështje të luftës kundër krimit të organizuar dhe për ecurinë e deritanishme të Operacionit Forca e Ligjit, pata kënaqësinë e madhe të pres edhe urimet e tyre për vendimin historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sot është një ditë e madhe, e cila ngrihet mbi çdo virus dhe na mbush me krenari, shpresë, por më së shumti me përgjegjësi të reja. Shqipëria është Europë!’ – shkruan ai në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *