Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Paratë e BE-së të administrohen me transparencë, të shkojnë atje ku ka nevojë


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një lidhje direkte në emisionin “Tempora” deklaroi se paketa e ndihmës nga Bashkimi Evropian me 50 milionë euro për Shqipërinë tregon se vendi nuk është vetëm por ka miq.

Basha gjithashtu tha se këto para duhet të shkojnë atje ku ka më shumë nevojë dhe të jenë në transparencë totale.

Ne nuk jemi vetëm, ndryshe nga ç’mund të pretendohet në momente paniku. BE ka ndarë plot 50 milion euro për vendin tonë, pjesë e një paketë për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Është një vepër bujarie dhe largpamësie, pasi alokohet me atë që po bën qeveria pas 2-3 javësh kërkesash nga opozita. Është një ndihmë që nuk mund të harrohet dhe duhen falënderuar taksapaguesit evropianë. Këto para duhet të administrohen me transparencë dhe kujdes. Të shkojnë aty ka më shumë nevojë dhe të shkojnë sa më shpejt. Këtu është bërtitur fitore, kur negociatat nuk ishin hapur. Tashmë nuk mund të luhet më”-deklaroi Basha. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *