Vendosni fjalën kyçe....

S’ka paqe në Afganistan, Kabuli akuzon talibanët për vrasjen e 9 policëve


Kabuli zyrtar ka akuzuar talibanët se nuk po i përmbushin detyrimet për marrëveshjen e paqes të nënshkruar pak ditë më parë. Sipas autoriteteve militantët kanë vrarë 9 policë në provincën veriore Kapisa.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Aryan, tha për Anadolu Agjencisë se incidenti ndodhi në Najrab e gjatë sulmit ishin vrarë edhe tre talibanë.

Sulmet vijnë një ditë pasi kryengritësit vranë të paktën 24 forca afgane të sigurisë në një sulm brenda natës në një stacion të përbashkët policie dhe ushtrie në provincën jugore të Zabulit.

Duke dënuar sulmin, presidenti Mohamed Ashraf Ghani tha se kjo tregon mungesën e gatishmërisë së militantëve për të arritur paqen.