Vendosni fjalën kyçe....

Karantinë në çadër, sfida e vështirë e familjeve që u dëmtoi tërmeti banesat (Video)


Situata e krijuar nga koronavirusi ka shkaktuar problematika të ndryshme për shumë familje në vend por më shumë peshën e ndjejnë familjet që janë të detyruara të jetojnë në çadra për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Familja Kaceli jeton në fshatin Bel të Klosit dhe ka deklaruar për News24 se e kanë tejet të vështirë të ruajnë kushtet higjieno-sanitare në çadrën ku jetojnë prej muaj tashmë.

Banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti ndërsa deri tani kërkesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve që t’i hedhin sytë edhe nga ata për t’i ndihmuar.

VINI RE: Video marrë nga Balkanweb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *