Vendosni fjalën kyçe....

Spanja arreston drejtuesin e degës evropiane të kartelit meksikan “Los Zetas”


Udhëheqësi i divizionit evropian të kartelit meksikan të drogës Los Zetas u arrestua nga autoritetet spanjolle në Madrid të hënën.

I akuzuari, i cili quhet “Said”, është maroken 54 vjeçar, raportoi El Mundo. Katër anëtarë të tjerë të kartelit u kapën gjithashtu.

Gjithsej pesë persona janë arrestuar, përveç sekuestrimit të 400 kg lëndë narkotike dhe 220,000 euro cach”,njoftoi Policia Kombëtare Spanjolle. Karteli po përpiqej të krijonte një bazë në Spanjë dhe të dërgonte agjentë në të gjithë Evropën, veçanërisht në Holandë, sipas mediave lokale.

Autoritetet spanjolle bashkëpunuan me Hetimet e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Policinë Kombëtare Kolumbiane në atë që përbën goditjen e dytë më të madhe kundër Zetas në Spanjë.

Në vitin 2016, policia spanjolle arrestoi paraardhësin e Saidit, Juan Manuel Muñoz Luévano për pastrim parash dhe trafik droge, raportoi El Pais.

Los Zetas, i themeluar fillimisht nga dezertorët e forcave speciale meksikane, është fragmentuar në grupe më të vogla vitet e fundit, por njihej si një nga kartelet më të dhunshme të drogës në Meksikë.