Vendosni fjalën kyçe....

Morgjet e krematoriumet plot, Italia nuk di ku të çojë trupat e viktimave (Video)


Italia është vendi më i goditur në botë nga Covid-19 me 4032 viktima deri sot.

Problematika në vendin apenin është e gjithanshme dhe autoritetet po hasin probleme në administrimin e trupave të viktimave. Morgjet dhe krematoriumet nuk po arrijnë ta përballojnë ritmin e viktimave të shkaktuara nga virusi.

‘Për momentin marrim mesatarisht 25 arkivole në ditë, por ne mund të menaxhojmë vetëm 12,’ i tha për RT menaxheri i një krematoriumi në provincën e Piacenzas në veri të Italisë.

‘Kjo situatë krijon një sasi anormale trupash, duke na sjellë në një fazë emergjence, duke na bërë shumë të predispozuar të ndalemi për disa ditë në mënyrë që të jemi në gjendje të rikuperojmë hapësirën e duhur’, shtoi ai.

Për të përballuar kufizimin e lëvizjeve Italia ka nxjerrë në rrugë ushtrinë.