Vendosni fjalën kyçe....

Të dhënat e çuditshme, 70% e viktimave nga koronavirusi në Itali janë meshkuj


Më shumë se 70 përqind e vdekjeve nga ndërlikimet e koronavirusit në Itali kanë qenë në mesin e burrave, por shkencëtarët atje pranojnë se janë çuditur nga hendeku gjinor i rasteve.

Të paktën 3.400 njerëz në Itali kanë vdekur nga pandemia globale duke regjistruar më shumë vdekje se Kina, por më pak se 1.000 prej tyre kanë qenë gra.

Burrat gjithashtu kanë më shumëgjasa të marrin infeksionin të parët dhe përbëjnë 60 përqind të rasteve të konfirmuara, sipas Agjencisë së Shëndetit Publik në Itali.

Një analizë e hershme zbuloi se shifrat ishin edhe më të larta. 80 përqind e vdekjeve ishin te burrat dhe vetëm 20 përqind ishin tek gratë, por hendeku është ngushtuar me kalimin e kohës.

Hulumtimet në Kinë, ku filloi pandemia tregojnë se të paktën dy të tretat e pacientëve që vdiqën ishin meshkuj.

Shkencëtarët thonë se uk e dinë pse gratë kanë më pak gjasa të vdesin nga koronavirusi, por kanë sugjeruar se gratë kanë tendencë të kenë sistem imunitar më të fortë dhe kanë më pak të ngjarë të kenë sëmundje kronike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *