Vendosni fjalën kyçe....

Rritet bilanci nga koronavirusi në Greqi, 5 viktima dhe 387 të prekur


Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus në shtetin grek ka shkuar në 387.

Mosha mesatare e pesë viktimave është 68 vjeç. Nga të prekurit, 69 janë shëruar tashmë, shkruajnë mediat helene.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 35 raste të dyshuara me koronavirus. 11 persona të prekur janë në terapi intensive. Katër pacientë të prekur kanë marrë fletë-daljen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *