Vendosni fjalën kyçe....

Të jesh i gjatë ka përparësitë e veta, portieri i Realit të Madridit i jep barazimin ekipit (Video)


Portieri belg, Thibaut Courtois, ishte heroi i Realit të Madridit në barazimin e ekipit ndaj Valencias.

Pas golit të Valencias në minutën e 78-të të takimit, madrilenët ishin shumë pranë humbjes në ‘Mestalla’.

Por në minutat e fundit, Reali fitoi një goditje këndi dhe portieri belg kërceu mbi gjithë të tjerët duke e goditur topin që më pas u shfrytëzua nga Benzema për të shënuar golin e barazimit.

Aktualisht Reali i Madridit ka të njëjtat pikë me Barcelonën në krye të renditjes dhe këtë sezon pritet të rivalizojë si duhet për titullin kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *