Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Rama i do kriminelët për vota prandaj nuk e do Vetingun


“Ja përse Edi Rama nuk e do vetingun e politikaneve. Atij kriminelet i duhen për të mbledhur votat me para dhe presion”, kështu ka deklaruar së fundmi deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ndaj kryeministrit.

Bylykbashi shprehet se Rama përdor Kushtetutën si alibi për mbrojtjen qe i bën këtyre politikaneve.

 

“Po njësoj, Edi Rama refuzonte Dekriminalizimin para zgjedhjeve lokale te 2015 duke mbrojtur Elvis Rroshin se perdhunimi ne grup kishte qene vetem nje “gabim rinie”- totë ndër të tjera deputeti i PD.

Statusi i plotë:

Ja perse Edi Rama nuk e do vetingun e politikaneve. Atij kriminelet i duhen per te mbledhur votat me para dhe presion.

Ja perse me 74 votat e tij ne parlament refuzoi asistencen dhe Udhezuesin e Komisionit te Venecias se si duhet bere vetingu i politikaneve te lidhur me krimin. Ja perse Edi Rama perdor Kushtetuten si alibi per mbrojtjen qe i ben ketyre politikaneve. Po njesoj, Edi Rama refuzonte Dekriminalizimin para zgjedhjeve lokale te 2015 duke mbrojtur Elvis Rroshin se perdhunimi ne grup kishte qene vetem nje “gabim rinie”. Sot, serish para zgjedhjeve, marredhenien me krimin perpiqet ta normalizoje, ta thjeshtoje dhe e quan “marredhenie me elektoratin”.

Shihni si, ne fund te videos, Edi Rames i jep pergjigje Di Maio, Zevendeskryeministri i Italise dhe lider i “Movimento 5 Stelle” qe dy jave me pare refuzoi kandidatin e tij qe doli ne foto me nje mafioz: “Ne votat e tyre nuk i duam, na e shpifin!”

Sa per kujtese, sot mbushen 4 vite nga marreveshja per Dekriminalizimin e 23 dhjetorit 2014, qe Parlamenti Europian i imponoi Edi Rames. Kater vite me pas, Edi Rama nuk heq dore nga marredhenia me krimin e organizuar sepse keshtu mbron pushtetin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *