Vendosni fjalën kyçe....

Kina njofton se do të dëbojë gazetarët amerikanë


Zhao Lijian, zëdhënësi i ri për shtyp i Ministrisë së Jashtme kineze

Kina njoftoi se kërkon të dëbojë gazetarët amerikanë

Njoftimi vjen javë pasi Presidenti Trump kufizoi numrin e qytetarëve kinezë që mund të punojnë në Shtetet e Bashkuara për pesë organizata kineze të kontrolluara nga shteti.

Në përshkallëzimin e fundit të tensioneve midis dy superfuqive, Kina njoftoi të martën se do të dëbojë gazetarët amerikanë që punojnë për The New York Times, Wall Street Journal dhe The Washington Post. Ai gjithashtu kërkoi nga këto gazeta, bashkë dhe me Zërin e Amerikës dhe revistën Time, t’i sigurojnë qeverisë kineze informacion të detajuar në lidhje me veprimet e tyre.

Njoftimi, i bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, erdhi javë pasi administrata Trump kufizoi në 100, numrin e shtetasve kinezë që mund të punonin në Shtetet e Bashkuara për pesë organizata kineze mediatike të kontrolluara nga shteti.

Kina udhëzoi gazetarët amerikanë “kredencialet e shtypit të të cilëve do të skadojnë përpara fundit të vitit 2020” të “njoftojnë Departamentin e Informacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme brenda katër ditëve kalendarike, duke filluar nga sot dhe t’i dorëzojnë letërnjoftimet e tyre të shtypit brenda dhjetë ditëve kalendarike.”

Ai vazhdoi të specifikojë se gazetarët amerikanë që tani punojnë në Kinë “nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë si gazetarë në Republikën Popullore të Kinës, përfshirë Rajonet e saj të veçanta administrative të Hong Kong-ut dhe Makaos

Përmbajtja e plotë e direktivës nuk ishte menjëherë e qartë.

Në një deklaratë të përkthyer, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme tha se vendimet “janë plotësisht të domosdoshme dhe masa reciproke që Kina është e detyruar të marrë si përgjigje ndaj masave të paarsyeshme në përvojën e organizatave kineze të medias në SHBA. Ata janë të ligjshëm dhe të justifikuar të vetëmbrohen në çdo kuptim. Ajo që ka bërë ShBA-ja ka ekskluzivisht në shënjestër organizatat mediatike kineze, e nxitur nga një mentalitet i Luftës së Ftohtë dhe paragjykim ideologjik.

Zyrtarët amerikanë ishin një hap para nga një veprim hakmarrës nga Pekini. Më 3 Mars, pasi administrata Trump njoftoi rregulloret e reja ndaj pesë organizatave shtetërore kineze të lajmeve që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Hua Chunying, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, shkroi në Twitter, “Tani SHBA-ja ka filluar lojën, le të luajmë.” Kjo u pa gjerësisht si një sinjal i hakmarrjes së afërt.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit për agjencitë e lajmeve filluan të rriten muajin e kaluar. Më 18 shkurt, administrata Trump deklaroi se punonjësit e pesë agjencive kineze të kontrolluara nga shteti – Xinhua, CGTN, China Radio, China Daily dhe Daily People – nuk ishin praktikues të gazetarisë, por operativë qeveritarë. Si e tillë, njoftoi Departamenti i Shtetit, ata do të trajtoheshin si funksionarë të huaj qeveritarë.

Të nesërmen, Kina kërkoi që The Journal të kërkonte falje për një artikull të 3 shkurtit me titullin “Kina është njeriu i sëmurë i vërtetë i Azisë”, ku kritikonte qeverinë kineze për menaxhimin e shpërthimit të koronavirusit në Wuhan. Po atë ditë, botuesi i The Journal William Lewis ofroi një deklaratë që nuk përfshinte ndjesë.

Kina gjithashtu njoftoi më 19 shkurt se do të dëbonte tre anëtarë të stafit të The Journal me seli në Kinë në shenjë hakmarrjeje për titullin “Njeriu i sëmurë“. Ata u larguan nga vendi një javë më vonë.

Besohet se ata ishin të  gazetarët e parë të huaj që dëboheshin haptas nga qeveria kineze në dekada. Sidoqoftë, vitet e fundit, sipas një raporti të ri të botuar nga Klubi i Korrespondentëve të Huaj të Kinës, është bërë praktikë e zakonshme që qeveria të ngacmojë pjesërisht gazetarët e huaj dhe familjet e tyre, duke kërkuar nga ata të kalojnë procese të gjata për rinovimin e vizave të tyre. Kohët e fundit, disa gazetarë u janë nënshtruar vizave shumë më të shkurtra se kohëzgjatja standarde e një viti: gjashtë muaj, tre muaj, madje edhe më të shkurtra.

Autoritetet kineze po përdorin vizat si armë kundër shtypit të huaj si asnjëherë më parë, duke zgjeruar vendosjen e tyre të një taktike kërcënimi për një kohë të gjatë, pasi kushtet e punës për gazetarët e huaj në Kinë u përkeqësuan rëndë në vitin 2019“, thuhet në raportin e Klubit të Korrespondentëve të Huaj.

Atje numërohen nëntë gazetarë që ishin dëbuar në mënyrë efektive jashtë vendit, qoftë me dëbim të plotë ose me refuzim të pashpjegueshëm për të dhënë vizë, që nga viti 2013

Më 2 mars, ishte radha e qeverisë amerikane: Departamenti i Shtetit njoftoi se do të kufizojë në 100 numrin e qytetarëve kinezë që punojnë për pesë agjenci kineze të kontrolluara nga shteti.

Shumica e reporterëve amerikanë për tre organizatat e lajmeve të përmendura në njoftimin e së martës kanë letërnjoftimi shtypi dhe viza ose leje qëndrimi që skadojnë këtë vit. Letërnjoftimet e shtypit janë të nevojshme për të mirëmbajtur vizat, dhe kthimi i tyre në mënyrë të menjëhershme do të thotë që gazetarëve do të duhej të largoheshin nga vendi menjëherë pas kësaj. Gazetarëve të cilëve u është dhënë kohët e fundit një kartë shtypi dhe leje qëndrimi që nuk skadojnë deri në vitin 2021, me sa duket mund të vazhdojnë të punojnë.

Njoftimi nuk tregon se çdo redaksi e organizatave me bazë në Hong Kong do të duhet të ndalojë operacionet, edhe nëse gazetarët e dëbuar nga kontinenti nuk lejohen të raportojnë atje. Times dhe Wall Street Journal të dy kanë redaksi të mëdha në Hong Kong që shërbejnë si transmetues rajonalë që kanë edhe reporterë. Reporterët nuk veprojnë sipas rregullave të njëjta si ata me bazë në kontinent.

Martin Baron, redaktori ekzekutiv i The Washington Post, dënoi dëbimin e reporterëve amerikanë në një deklaratë.

Vendimi i qeverisë kineze është veçanërisht i dhimbshëm pasi vjen në mes të një krize globale të paparë, kur informacioni i qartë dhe i besueshëm në lidhje me reagimin ndërkombëtar ndaj Covid-19 është thelbësor,”- tha ai. “Kufizimi i rreptë i rrjedhës së informacionit, të cilin Kina tani kërkon të bëjë, vetëm e përkeqëson situatën.

Shefi i byrosë i Azisë Juglindore të Washington Post është me qendër në Hong Kong.

Por fakti që Pekini po parandalon reporterët e dëbuar të raportojnë nga Hong Kongu dhe Makao, dy zona gjysmëautonome, është një shenjë e erozionit të mëtejshëm të lirisë së shtypit në ato territore, dhe kjo mund të portretizojë zënkat në redaksitë e huaja në Hong Kong. Në tetor 2018, zyrtarët e Hong Kongut dëbuan redaktorin për Azinë të “Financial Times”, Victor Mallet, në atë që u pa gjerësisht si një përpjekje e qeverisë për të shtyrë gazetarët e tjerë të huaj që të kufizojnë aktivitetet dhe raportimet e tyre.

Qasja në internet në shumë media, përfshirë The Times, The Journal, Bloomberg dhe Reuters, është bllokuar për vite me radhë në Kinë. Në vitin 2019, Washington Post dhe The Guardian u shtuan në listën e botimeve të bllokuara.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e New York Times


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *