Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet në Britani kura kundër migrenës, por kushton jo pak


Mijëra pacientë do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një ilaç që pretendohet se mund të ndryshojë jetën e personave që vuajnë nga migrena kronike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit publikoi draftin e tij të fundit për ilaçin, të quajtur fremanezumab, duke i hapur rrugën marrjes së tij nga më shumë se 10 mijë persona në Angli.

Ilaçi merret si një injeksion mujor dhe vetëinjektohet. Ai fillimisht do jepet për të rriturit që vuajnë nga migrena kronike dhe të cilët kanë provuar tre trajtime të tjera pa sukses.

Provat klinike të cituara nga instituti tregojnë se fremanezumab, i njohur gjithashtu si Ajovy, funksionon më mirë sesa mjektimet e deritanishme.

Ai kushton rreth 5,000 stërlina në vit, por është bërë i disponueshëm falë një zbritje të ofruar nga krijuesi Teva Pharmaceuticals, pas një marrëveshjeje me NHS-në (National Health Service).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *